FOTO/ Fermë droge në Angli, dy shqiptarë në pranga, i treti në arrati

FOTO/ Fermë droge në Angli, dy shqiptarë në pranga, i treti në arrati

20:54, 17/01/2019
A+ Aa A-

Dy shqiptarë janë arrestuar pak ditë më parë në Angli dhe po përballen me procedurat e dëbimit, ndërsa një i tretë është ende në kërkim nga policia. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije.

Ata u vunë në pranga për akuzën e prodhimit dhe  rritjes së lëndëve narkotike, pasi gjatë kontrolleve, autoritet zbuluan një fermë të vogël kanabisi, e cila dyshohet se punohej nga shqiptarët. 

Arrestimi i njërit prej tyre ishte i lehtë për policinë. Ai u ndaluan në vend, ndërsa i dyti u arrestua pas një aksioni tjetër pasi fillimisht u largua së bashku me shqiptarin tjetër, i cili vijon të jetë ende në kërkim.

Mediat angleze raportojnë se autoritetet kanë publikuar foton e shqiptarit dhe në terren forcat e policisë së emigracionit po kontrollojnë të gjithë ambientet ku mendohet se është fshehur shqiptari.

“Të dy burrat që u arrestuan janë ndaluar nga zyrtarët e emigracionit dhe do të deportohen në Shqipëri. Kërkimet tona për vendndodhjen e të dyshuarit të tretë janë në vazhdim e sipër”, tha një zëdhënës policie.

Gjithashtu mediat shkruajnë se gjatë kontrolleve në fermën e zbuluar janë gjetur edhe 20 bimë të llojit kanabis sativa. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco