U kapen me drogë, prangosen dy shqiptarë. Emrat

U kapen me drogë, prangosen dy shqiptarë. Emrat

15:12, 17/01/2019
A+ Aa A-

Serish shqiptarë të arrestuar nga policia italiane për lidhje me trafikun e drogës.

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane. Bëhet fjalë për Ervis Jonuzin, 32-vjeç nga Tirana dhe Elton Cerrikun, 36-vjeç nga Elbasani.

Të dy shqiptarët kishin marrë me qira një apartament në fshat pavarësisht se njëri nga të dy nuk e dinte një fjalë në italisht ndërsa tjetri nuk fliste fare. Sjellja e tyre ka ngjallur dyshime tek policia, e cila vendosi që të ushtronte një kontroll në shtëpinë e tyre.

Gjatë kontrollit u gjet një valixhe, e cila brenda saj kishte kokainë të ndarë në dy pako me nga 50 dhe 100 gram. Përveç drogës, shqiptarëve iu gjetën edhe 5430 euro, 600 prej tyre u gjetën në portofolin e markës "Louis Vuitton".

Gjatë seancës gjyqësore, dy shqiptarëte shfrytëzuan të drejtën për të mos u përgjigjur lidhur me akuzat. Ata u dërguan në burg ku edhe do të presin vendimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco