Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

Gjendja e rrugëve, ARRSH jep njoftimin për situatën

Gjendja e rrugëve, ARRSH jep njoftimin për situatën

10:05, 17/01/2019
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar këtë të enjte se segmentet rrugore në vend të cilat janë të  kalueshme me zinxhirë ose pjesërisht, për shkak të ngricave të akullit të shkaktuara nga reshjet e rëna të dëborës, janë ato të rajonit verior e qendror. 

Konkretisht. ARRSH përmend si akse të cilat duhen përshkuar me zinxhirë Domaj-Draj Reç, Ura e Cerenecit-Steblevë, Sllovë –Vasije, Peshkopi-Qafë-Drajë, Peshkopi-Ushtelencë, Qafë Bualli-Krastë dhe Trebisht-Doganë, Trau i Dajtit-Teleferik-Vilat Qeveritare, Qafë Priskë-Shëngjergj, Qafë Priskë-Qafë Mollë, Krujë-Sarisalltik dhe Lunik-Steblevë.

Ndërkohë qarkullimi në rajonin jugor, konkretisht në Qarkun Korçë, Gjirokastër e Vlorë, kryhet normalisht, pa zinxhirë.

Teksa përmend se në tre rajonet nuk ka patur reshje dhe se temperaturat vijojnë të ulëta, ARRSH bën me dije se në orët e para të mëngjesit të gjithë kontraktorët e mirëmbajtjes kanë shpërndarë për shkak të ngricave në rrugë kripë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar rekomandon që përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar, të vendosin zinxhirë në akset e lajmëruara, si dhe të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco