Dëshmia e shqiptarit: Nuk doja ta vrisja, vetëm ta lëndoja

Dëshmia e shqiptarit: Nuk doja ta vrisja, vetëm ta lëndoja

09:31, 17/01/2019
A+ Aa A-

Disa ditë pas vrasjes së shqiptarit Albert Bako, shqiptari i akuzuar për vrasjen e tij në qeli ka dalë para gjyqit për vrasjen e avokatit Mikalis Zafiropulos.

Gjatë fjalës së tij në gjyq, shqiptari Mikel Kastrioti dëshmoi edhe lidhur me vrasjen e Bakos në burgun e Athinës. Ai tha se nuk donte aq larg sa ta vriste pasi vetëm donte që ta lëndonte pak bashkëkombasin e tij.

Në gjyq mes të burgosurve të përfshirë në vrasjen e Bakos ishte edhe i burgosuri grek, Aristides Floros, por ai refuzoi që të dëshmonte.

Ndërsa dy të pandehurit e tjerë të akuzuar për vrasjen e avokatit Zafiropulos, Klodjan Lekoçi dhe Oldi Dulçe, kanë mohuar katër veprat që drejtësia greke u ka bërë atyre lidhur me vrasjen e avokatit disa vite më parë.

Për shkak të mungesës së dëshmitarëve gjyqi u shty për më 23 janar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco