Balili sot te Krimet e Rënda, 4 akuzat që rëndojnë mbi të

Balili sot te Krimet e Rënda, 4 akuzat që rëndojnë mbi të

09:07, 17/01/2019
A+ Aa A-

Ditën e sotme do të zhvillohet seanca për masën e vërifikimit të sigurisë për Klement Balilin, i cili u dorëzua në polici dy ditë më parë.

Një ditë më parë u hodh shorti, ku Miljana Muça është zgjidhur gjyqtarja paraparake për Klement Balilin.

Me ligjin e ri, gjyqtarja paraprakë do të bëjë verifikimin e kushteve të masës së sigurisë për Klement Balilin. Muça do të shikojë edhe veprimet e prokurorisë që ka bërë deri tani.

Hetimet për Balilin u mbyllën dhe paraditen e së martës, prokurori i çështjes Ened Nakuçi dorëzoi dosjen me 4 akuza në Gjykatë me kërkesë për të kaluar çështjen në gjykim dhe marrjen si të pandehur të shumëkërkuarin Klement Balili.

Ky i fundit u vetëdorëzua në Policinë e Shtetit, pikërisht gjatë momentit që dosja ishte dorëzuar në Gjykatë, ndërsa avokati Theodhori Sollaku, tha dy ditë më parë se i mbrojturi prej tij nuk i ishte larguar drejtësisë, pasi gjatë këtyre dy viteve drejtësia shqiptare nuk kishte bërë asnjë veprim që pengohej nga mosprania e Balilit. Ndërkohë, kujtojmë se hetimet ndaj tij kanë përfunduar në momentin që janë administruar të dhënat e reja nga autoritetet greke.

Gjatë seancës që pritet të zhvillohet sot, gjyqtarja Miliana Muça do të marrë në shqyrtim edhe provat e reja të Prokurorisë për këtë çështje, që janë dëshmitë e dy skafistëve që dyshohet se Balili ka kontaktuar si dhe disa përgjime. Pas momentit të arrestimit, Klement Balili është vendosur në Drejtorinë e Policisë, ku gjatë ditës së djeshme ka pasur edhe një takim me familjarët e tij. Ndërkohë, pas verifikimit të masës së sigurisë, nëse mbetet në fuqi “Arresti në burg”, Balili do të transferohet në qelitë e paraburgimit në Tiranë.

Dorëzimi i "Eskobarit" të Ballkanit u bë pas negociatave ku u përfshinë avokati i tij Theodhori Sollaku, drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij,  i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco