Skandal/ Klement Balili në qelinë e VIP-ave

Skandal/ Klement Balili në qelinë e VIP-ave

22:34, 16/01/2019
A+ Aa A-

Klement Balili e ka kaluar natën e e tij të parë në qeli, në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në një ambient që quhet dhoma e izolimit VIP.

Në studion e emisionit “Arena”, gazetari Trashgim Sokolaj zbuloi këtë detaj dhe detaje të reja lidhur me Klement Balilin, 24 orë pas dorëzimit të tij.

“Klement Balili e ka kaluar natën e parë në qeli në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, në një ambient që quhet dhoma e izolimit VIP. Është një ambient në katin e dytë të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, janë dy dhoma që janë përdorur tradicionalisht nga policia për të mbajtur një kategori personash që kanë pasur funksione publike në momentin që janë arrestuar, për të mos i vendosur në ambiente të përbashkëta me shtetas të arrestuar për vepra penale, për krime ordinere. Ky është një ambient ku më parë janë mbajtur ish-deputetët Arben Ndoka dhe Arben Çuko, ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë”.

Me “skemën” e vetëdorëzimit, Klement Balili përfiton minimumin e dënimit nëse shpallet fajtor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco