Çudia, policia arreston një ‘të paidentifikuar’ që e kapi në banesë me drogë

Çudia, policia arreston një ‘të paidentifikuar’ që e kapi në banesë me drogë

19:11, 16/01/2019
A+ Aa A-

Një i ri 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Llakatund të Vlorës. Policia njofton se arrestimi i tij u bë menjëherë pas kontrollit të banesës së tij, ku iu sekuestruan edhe 30 kg kanabis. Përveç, lëndëve narkotike policia ka bllokuar edhe 2 armë gjahu pa leje, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë i ati i tij.

Në njoftimin e Policisë, ajo që nuk kalon pa shkaktuar çudi, është mungesa e emrit, apo inicialeve të të arrestuarit “të paidentifikuar”.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Vlorë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizoi operacionin, mbi bazën e të cilit, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike. Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’ si dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’”, njofton Policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco