VIDEO/ Flasin administratorët: Ja çfarë po ndodh me pronat e sekuestruara të Klement Balilit

VIDEO/ Flasin administratorët: Ja çfarë po ndodh me pronat e sekuestruara të Klement Balilit

17:56, 16/01/2019
A+ Aa A-

Arjan Baçi dhe Erjon Riçku janë dy personat që administrojnë pronat e sekuestruara Kelmend Balilit. Baçi dhe Rriçku që nga nëntori 2017, janë përfaqësues të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

“Janë 35 apartamente, ish-kampi i punëtorëve sot Santa Quaranta dhe 3 troje me sipërfaqe 30 mije m2. Kjo pasuri në librat kontabël, kap vlerën diku te 3 milion euro”, thotë Arjan Baçi.

Sipas ligjit, ata, deri në një vendim të formës së prerë për atë që amerikanët e quajtën Eskobarin e Ballkanit, do të jenë ata që do të kryejnë çdo veprim ligjor me këto pasuri, si pronarët e vërtetë të cilët ndodhen në hetim. Detajet ata i sqarojnë në intervistën për A2CNN.

“Për administrimin e kësaj pasurie është hapur një numër llogarie. Të gjitha veprimet, blerjet dhe çdo gjë që I shërben një aktiviteti normal, janë të pasqyruara konform të gjitha rregullave mbi të cilat shteti shqiptar funksionon”, thotë Erjon Riçku

Por a ka qenë aktiv “Santa Quaranta”, gjatë 2018-s ?

“Në bilancin që kjo shoqëri ka pasur gjatë vitit 2018, vihet re një rritje shume e mirë. E përkthyer në shifra 15-20% më shumë se në 2018”, thotë Erjon Riçku

Çfarë ndodh me paratë e këtij biznesi?

“Të ardhurat që janë përfituar nga menaxhimi i Santa Quarantës janë përdorur për administrimin e shoqërisë. Pjesa tjetër është depozituara në një llogari bankare që menaxhohet nga Agjencia”, thotë Arjan Baçi.

Sipas ligjit antimafia , agjencia duhet të menaxhojë pronat e krimit deri në 2 vjet, kur jepet vendimi i formës së prerë. Por, zvarritjet e gjyqeve i kanë çuar këto afate deri në 5 vjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco