Shitet Telekom Albania/ Ja kush janë blerësit dhe shuma

Shitet Telekom Albania/ Ja kush janë blerësit dhe shuma

11:32, 16/01/2019
A+ Aa A-

Kompania e telefonise celulare, Telekom Albania eshte shitur. 

Pas negociatave te gjata, kompania meme, OTE greke ka vendosur ta shese Telekomin tek nje konsorcium bullgaro-shqiptar.

Pronare e re e Telekom Albania eshte kompania bullgare, VivaCom me pronar Spas Rusev dhe bashkepunetor biznesmenin shqiptaro-bullgar, Elvin Guri.

Sipas informacioneve të publikuara sot, Telekom Albania i është shitur një kompanie bullgare.

Vlera e shitjes është 50 milion euro.

Më poshte keni njoftimin e OTE që konfirmon shitjen e Telekom Albania.

Kompania shqiptare e telefonisë mobile "Telekom Albania" është shitur për 50 milion euro. Ajo do të kalojë në pronesi të kompanisë bullgare "Albania Telecom Invest AD", e cila zotërohet nga sipërmarrësi bullgar Spas Roussev, i cili zotëron paketën kontrolluese të aksioneve të operatorit ekzistues të telekomit të Bullgarisë Vivacom, dhe nga Elvin Guri, një investitor shqiptaro-bullgar. Njoftimi është bërë publik nga kompania greke OTE, pjesë e grupit Deutsche Telekom, e cila kontrollon kompaninë shqiptare Telekom Albania.

Drejtuesi i OTE-së, Michael Tsamaz, është shprehur se "shitja e "Telekom Albania", përmbyll investimin e suksesshëm në Shqipëri për Grupin OTE. Ky është një vendim strategjik, në kontekstin e prioriteteve të rishikuara të Grupit dhe planeve të rritjes, me qëllim që të krijojë vlerë për të gjithë aksionarët dhe të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm. Blerja e kompanisë nga një grup investimi i fortë dhe sipërmarrës siguron rritjen e saj dhe krijon kushte për të forcuar më tej pozicionin e saj në treg”, ka theksuar Tsamaz.

Transaksioni megjithatë do të konsiderohet plotësisht i mbyllur, pas miratimit dhe nga autoritetet lokale kompetente dhe pritet të përfundojë brenda gjysmës së parë të vitit 2019.

Në garë për blerjen e "Telekom Albania"-s ka qenë një kompani turke, një sipërmarrës grek si dhe kompania shtetërore serbe e telefonisë "Telekom Serbia". 

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco