Policia e ndalon se ishte tapë por i gjejnë gjatë kontrollit edhe....

Policia e ndalon se ishte tapë por i gjejnë gjatë kontrollit edhe....

09:26, 16/01/2019
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale B.S, 25 vjeçar, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e policisë rrugore  duke drejtuar motoçikletën në gjendje të dehur dhe i pa paisur me leje drejtimi për  motoçikletë. Por gjatë  kontrollit fizik Policia  i gjeti dhe sekuestroi në  cilësinë e provës materiale një dozë me lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis  Sattiva.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat  penale ” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga nenet 283  dhe 291 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

dikush16/01/2019 10:00

Te pasqyrosh kete si lajm do te thote te ofendosh publikun

Shto koment

Denonco