Nipi i Klement Balilit zbulon një detaj: Ardi Veliu na lutej për dorëzimin e tij

Nipi i Klement Balilit zbulon një detaj: Ardi Veliu na lutej për dorëzimin e tij

23:26, 15/01/2019
A+ Aa A-

Gjatë bisedës me drejtuesin e emisionit, Top Show, nipi i Klement Balilit deklaroi sonte se ka qenë ai personalisht që ka negociuar me kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu për t’u vetëdorëzuar, pas një sërë kërkesash të mëparshme nga kreu i Policisë së Shtetit “për tu vetëdorëzuar”.

'Ne kemi pasur kërkesë më parë nga drejtori i policisë, Ardi Veliun për t’u vetëdorëzuar.

Por xhaxhai nuk ka pranuar.

Dorëzimi i tij është bërë pas plotësimit të dosjes. Në 12 janar kemi kontaktuar me Ardi Veliun që Klement Balili të vetëdorëzohej.

Xhaxhai im është i pafajshëm', deklaroi ai, duke shtuar se nuk ka pasur më parë kontakt me të.

'Po të kisha kontaktuar me të, do t’i kisha kërkuar të dorëzohej më herët. Klement Balili ishte i qetë kur u dorëzua, më i qetë sesa unë'.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco