VIDEO/ Balili duke u përshëndetur me familjarët para vetëdorëzimit

VIDEO/ Balili duke u përshëndetur me familjarët para vetëdorëzimit

22:51, 15/01/2019
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në faqen e tij në fb një video që sipas tregon momentin kur Klement Balili përshëndetet me të afërmit dhe qytetarët e tij në Delvinë përpara se të nisej me makinë drejt Tiranës.

Klement Balili u vetëdorëzua në polici pas negociatave ku u përfshinë drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu si dhe nipi i tij,  i cili mban dhe postin e kryetarit të bashkisë Delvinë, Rigels Balili.

Kreu i policisë Ardi Veliu shkoi në Delvinë për të “marrë në dorëzim” Klement Balilin.

Nesër në Gjykatën e Krimeve të Rënda do të hidhet shorti për gjyqtarin i cili do të kryejë veprimet paraprake për dosjen e Klement Balilit. Brenda 72 orësh në këtë gjykatë ai do njihet me masën e sigurisë si dhe me provat e dosjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco