Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Ja në sa vende mund të udhëtohet pa vizë me një pasaportë shqiptare gjatë vitit 2019

Ja në sa vende mund të udhëtohet pa vizë me një pasaportë shqiptare gjatë vitit 2019

19:54, 15/01/2019
A+ Aa A-

Shqipëria renditet në vendin e 50-të në listën e vendeve, pasaportat e të cilëve e bëjnë më të lehtë udhëtimin, sipas renditjes së Indeksit të Pasaportave Henley për 2019.

Me një pasaportë të  Shqipërisë, ju mund të udhëtoni pa viza në 115 vende.

Nga vendet në rajon, pasaporta më e vlefshme është ajo e Greqisë, e cila është në vendin e shtatë, Sllovenia në vendin e 11, Bullgaria është në vendin 19, Kroacia në vendin e 20, e ndjekur nga Serbia në 40, Maqedonia në vendin e 43, Mali i Zi në vendin e  45, Bosnja dhe Hercegovina në vendin e 49, Shqipëria në 50, dhe renditjen më të keqe e ka Kosova në vendin e 90-të.

Japonia ka pasaportën më të fuqishme, e ndjekur nga Singapori, Koreja e Jugut, Franca dhe Gjermania.

Në fund të listës së 190 vendeve të renditura janë Pakistani, Somalia, Siria, Afganistani dhe Iraku.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco