Aksident në Tiranë, plagosen 4 të rinj, 2 në gjendje të rëndë. Emrat

Aksident në Tiranë, plagosen 4 të rinj, 2 në gjendje të rëndë. Emrat

19:20, 15/01/2019

Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e 4 të rinjve, ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës, ky një automjet është përplasur në rrethrrotullim, në afërsi të qendrës tregtarë TEG.

Si pasojë e këtij aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 të rinj të cilët ndaheshin në mjet, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Trumës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:38, ku mjeti, tip “Benz” me targë AA 233 VG, me drejtues Florid  Sina, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin anësorë të rrethrrotullimit, në rrugën Ura Teknologjike TEG.

Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Florid Sina, 28 vjeç nga Tepelena, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, dhe 3 personat që po udhëtonin me të:

Xhesjana M., 20 vjeç nga Përmeti, studente në Tiranë,  e cila për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Era R., 20 vjeçe nga Pogradeci, studente në Tiranë, e cila ndodhet në reanimacion, në gjendje të rëndë.

Altion Agalliu, 27 vjeç nga Tirana, i cili gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë.

Pas aksidentit Agalliu është larguar vetë nga vendi i ngjarjes, por mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:00, ai është sjellë në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Burime nga policia kanë bërë me dije se drejtuesit të mjetit i është bërë testi i alkoolit, nga ku ka rezultuar se ai nuk kishte konsumuar pije alkoolike, ndërsa dyshohet se shkak për këtë aksident është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment