Vajza e çiftit Mata vajton prindërit: Si ju vrava unë, gjëja ime më e shtrenjtë! Më fal vëlla, më falni të gjithë...

Vajza e çiftit Mata vajton prindërit: Si ju vrava unë, gjëja ime më e shtrenjtë! Më fal vëlla, më falni të gjithë...

09:07, 15/01/2019
A+ Aa A-

Nevila Mata, vajza e çiftit Bujar dhe Xhevahire Mata, të masakruar me plumba nga bashkëshorti i saj, Majlind Lila, që vrau edhe veten, është shprehur me një dhimbje dhe një pendesë të thellë sot për tragjedinë që i ka pllakosur dhe për të cilën konsideron veten si shkaktare.

Nevila, 36 vjeçe, psikologe në profesion, ka shkruar në Fb: "Si ju vrava unë ju, gjëja ime më e shtrenjtë! Më fal vëlla, më falni të gjithë....Nuk mundem të vij. Nuk ju shoh dot në sy. Çfarë t’ju them?! Që shpëtova veten dhe ju vrava ju?! Duhet të isha unë në vendin tuaj. Unë e futa atë të sëmurë në jetën tuaj! Çfarë do t’ju them kur t’ju shoh? Pse nuk ju mbrojta dot?! Pse mendova vetëm për vete? Pse...?

Nevila Mata shkoi në Suedi me bashkëshortin e saj me të cilin ka një fëmijë 5 vjeç. Ajo kishte punuar në Tiranë në disa OJQ. Nevila qendroi në Suedi me fëmijën, kurse i shoqi u kthyer para dy ditësh, nuk dihet në ç'rrethana. Por, që në vitet e para të lidhjes së tyre, çifti ka pasur konflikte, që evoluan ndjeshëm në Suedi dhe çuan në ndarjen e çiftit, ndarje që Lila nuk e ka pranuar.

Në postimet e Nevila Matës në ditët e para të janarit spikatin artikuj të publikuar për dhunën ndaj femrës, vrasjet e femrave, kurajon për të ecur para dhe për t'u ndarë dhe veçanërisht, përkushtimi i saj ndaj vajzës së vogël. Ndër mesazhet, radhiten dhe disa vargje të Çajupit për "njerëzit e këqij":

Ka bar për çdo të sëmurë,
Po për njerëz të këqinj s'ka kurë;
i ligu s'bëhet i mirë,
është dhe qëndron egërsirë.

| Andon Zako Çajupi |

 

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco