Lajmi i fundit

SPAK rrëzon Olsi Ramën, nuk pranon kallëzimin e tij ndaj Gazment Bardhit: Nuk është kryer asnjë shpifje

Atentati në Vlorë, Policisë ‘i ikën në drejtim të paditur’ edhe i plagosuri, ja kush ishin objekti i sulmit. Emrat

Atentati në Vlorë, Policisë ‘i ikën në drejtim të paditur’ edhe i plagosuri, ja kush ishin objekti i sulmit. Emrat

19:45, 14/01/2019
A+ Aa A-

Detaje të tjera, “të çuditshme”, vijnë na një atentat me armë zjarri, i cili u regjistrua pasditen e sotme në qytetin bregdetar të Vlorës. Policia nuk arrin të gjejë njërin prej të plagosurve, i cili është larguar “në drejtim të paditur”.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gjergj Araniti”, ku dy persona me motor i kanë prerë rrugën një makine tip “Audi” me targa AA 653 VC ku udhëtonin dy shtetas, duke hapur zjarr.

Nga atentati ka mbetur i plagosur në kraharor dhe bark 41-vjeçari Mikel Mehmeti, që dyshohet se ka qenë dhe shënjestër e atentatit. Mikel Mehmeti mësohet se është bashkëpunëtor i vëllezërve Llanaj në Vlorë.  Ai po i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

“Sot rreth orës 17:40, në lagjen ‘Pavarësia’ dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti e për pasojë ka mbetur i plagosur një 41-vjeçar. Ai po merr ndihme mjekësore në spital”, thotë policia.

“Nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur edhe personi i dytë që udhëtonte në mjet, por nuk dihet gjendja shëndetësore e tij pasi nuk është paraqitur në spital.

Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes duke sekuestruar dhe pamjet e sigurisë të një lokali aty pranë që dyshohet të ketë të dhëna dhe detaje që do të mund të çojnë në identifikimin e autorëve të plagosjes”, vijon njoftimi i Policisë.

Në afërsi të stacionit të trenit, Policia ka gjetur duke u djegur një automjet, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët për fshehjen dhe largimin e tyre.  Shërbimet e policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco