Prokuroria e Krimeve të Rënda jep detaje për prokurorin e Gjirokastrës

Prokuroria e Krimeve të Rënda jep detaje për prokurorin e Gjirokastrës

19:38, 14/01/2019
A+ Aa A-

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë detajet e para zyrtare, për rastin e prokurorit të Gjirokastrës, Spartak Çoçoli.

Krimet e Rënda sqarojnë se ai nuk është as i ndaluar as i arrestuar, por vetëm në hetim, për një dosje.

Prokuroria për Krime të Renda po kryen veprime hetimore lidhur me këtë procedim.

Reagimi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Prokuroria per Krime te Renda eshte duke kryer hetime ne lidhje me procedimin penal nr. 08/2019 per veprat penale te parashikuara nga nenet 319 dhe 319/ç .

Prokuroria per Krime te Renda nuk ka kerkuar asnje mase sigurimi personal ne Gjykaten e Krimeve te Renda  per prokurorin Spartak Çoçoli.

Po ashtu dhe policia nuk ka proceduar me  arrest ne flagrance.

Pra, nuk ka as urdher ndalimi nga prokuroria dhe as vendim gjykate per arrestim dhe as arrest flagrance nga policia.

Prokuroria per Krime te Renda po kryhen veprime hetimore lidhur me kete procedim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco