Sherr me babanë, 55-vjeçari tenton ta vrasë me armë

Sherr me babanë, 55-vjeçari tenton ta vrasë me armë

16:48, 14/01/2019
A+ Aa A-

Policia e Lushnjës ka arrestuar një 55-vjeçar që ka ushtruar dhunë në familje e për më tepër ka marrë armën për të qëlluar.

Sipas burimeve zyrtare, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan një 55-vjeçar pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore u shmang përshkallëzimi i konfliktit duke parandaluar ndodhjen e një ngjarje të rëndë kriminale pasi policia i bllokoi 55-vjeçarit edhe një armë zjarri të mbushur me fishekë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco