Lajmi i fundit

EMRAT/ Asgjësohen rreth 24 mijë bimë kanabis në Velipojë, shpallen në kërkim tre vëllezër

Vrasja e trefishtë, zbulohet konflikti i dhëndrrit me prindërit e gruas, pas kthimit nga Suedia Foto nga vendi i ngjarjes

Vrasja e trefishtë, zbulohet konflikti i dhëndrrit me prindërit e gruas, pas kthimit nga Suedia

10:23, 14/01/2019
A+ Aa A-

Mësohen disa fakte të reja lidhur me vrasjen e trefishtë që tronditi sot kryeqytetin. Debati i ashpër që ka shpërthyer midis dhëndrit Majlind Lala dhe prindërve të gruas së tij, Nevila Matës, ka pasur të bëjë me fëmijën e vetëm, vajzën e vogël të çiftit, që ishte me nënën e saj në Suedi.

Majlind Lala dhe Nevila Mata kishin disa muaj që jetonin në Suedi, por pak ditë më parë, Lala ishte kthyer prej andej, kurse e shoqja jo. Kësisoj, i ati kërkonte fëmijën e tij.

Nuk dihen ende rrethanat pse çifti nuk vazhdoi të ishte bashkë edhe në kthim nga Suedia.

Nevila Mata kishte punuar psikologe në disa OJQ në Tiranë.

Majlind Lala sot në mëngjes shkoi në shtëpinë e prindërve të saj në afërsi të Astirit në Tiranë dhe ekzekutoi me pistoletë prindërit e nuses, Bujar dhe Xhevahiren Matën.  Vjehrri është vrarë në dhomën e ndenjes, kurse vjehrra në korridor, teksa vraponte për të ikur.

Dhëndri më pas ka  tentuar  të vetëvritej me thikë dhe është hedhur nga ballkoni. Ai u gjend i lënduar rëndë poshte ballkonit dhe ndërroi jetë në Spitalin e Traumës.

  

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco