Arrestohet 27 vjeçari shqiptar, kapet me 53 kg marijuanë!

Arrestohet 27 vjeçari shqiptar, kapet me 53 kg marijuanë!

18:17, 13/01/2019
A+ Aa A-

Një shqiptar është arrestuar sot nga policia greke, pasi u kap duke transportuar drogë.  27-vjeçarit, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, i është sekuestruar 38 pako me 53 kg e 257 gram marijuanë, si dhe dy celularë.

Policia e vendit fqinj ka tentuar fillimisht ta ndalojë 27-vjeçarin në Kompoti të Artës, por pasi i është bërë shenjë ai ka shtuar shpejtësinë.

Pasi ndjekja ka vazhduar, mësohet se shqiptari është kapur në rrugën Olimpia, pranë vendit të quajtur Selianitika, Axaia.

Ndërkohë që po vijojnë hetimet për zbardhjen dhe implikimin e personave të tjerë në rrjetin e drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco