FOTO/ Ky është krimineli shqiptar, më i kërkuar në Europë

FOTO/ Ky është krimineli shqiptar, më i kërkuar në Europë

11:15, 13/01/2019
A+ Aa A-

Aktualisht, në listën e personave më të kërkuar në Europë janë 54 kriminelë. Ata e kanë fituar një vend në listën e Europol për një sërë krimesh të rënda, si vrasje, trafik të qenieve njerëzore, trafik droge, mashtrim etj.

Disa prej tyre kanë shkuar në Europë nga kontinente të ndryshme, por të gjithë kërkohen nga të paktën nga një forcë policore në Europë për krime të rënda. Në një artikull të botuar nga DailyMail, pjesë e listës rezulton të jetë edhe një shqiptar. Bëhet fjalë për 50-vjeçarin Gani Burreli ose Aleks Burreli.

Shqiptari kërkohet nga autoritetet e Qipros, shkruan klan.tv. pasi dyshohet si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur më 23 Qershor të 2016-s, në këtë shtet.

Burreli akuzohet sëbashku me një bashkëpunëtor u fut në një restorant në Ayia Napa dhe hapi zjarr. Të maskuar dhe të armatosur me pistoleta e armë automatike, ata hapën zjarr dhe vranë një biznesmen, një oficer policie dhe bashkëshorten e tij. Në kohën e krimit, në restorant ndodheshin edhe fëmijët e mitur të policit.

Nga ngjarja mbeti i plagosur rëndë një tjetër polic, megjithatë ai arriti të vriste bashkëpunëtorin. Burreli besohet se u largua nga vendngjarja me një makinë që u gjet më vonë e djegur. Ai dyshohet gjithashtu se është i përshirë në disa vrasje të tjera në Ayia Napa, si pjesë e një bande kriminale shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco