FOTO/ Policia nuk i harron dot llotot, shikoni gjobën e çuditshme

FOTO/ Policia nuk i harron dot llotot, shikoni gjobën e çuditshme

10:32, 13/01/2019
A+ Aa A-

Që me 1 janar të këtij viti, bastet sportive dhe lojërat e tjera të fatit thuhet se janë mbyllur.

E megjithatë thuajse çdo ditë që nga e para e këtij viti janë evidentuar raste ku llotot ushtrojnë sërish aktivitetin e tyre fizik, sepse online po se po.

Por, llotot me sa duket nuk janë fshirë as nga memoria e Policisë së Shtetit, ose më keq akoma janë referuese zyrtare për rrugë dhe vende të ndryshme.

Në faqen “Policia e Shtetit” në Instagram është postuar një gjobë e vënë në Tiranë dhe për policin vendndodhja është “Xhoi Lloto”.

Kjo u ka bërë jo pak përshtypje qytetarëve që e kanë dërguar foton pranë JOQ dhe ngrejnë pyetjen nëse “kjo është serioze dhe profesionale për forcat blu?!”

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco