Puka vendos të hapë shkollat të hënën

Puka vendos të hapë shkollat të hënën

09:00, 13/01/2019
A+ Aa A-

Bora dhe temperaturat e ulta gjatë ketyre ditëve kanë krijuar veshtiresi për shumë banor të bashkisë Pukë. Për përballimin e kësaj situate janë angazhur në terren gjasht mjete, pesë për pastrimin e borës dhe një për kriposje. Në terren janë të angazhuar 50 punonjës shërbimesh nga bashkia në qender dhe njësitë administrative.

Aktualisht mjeti borpastrues i Emergjencave Civile ardhur në dispozicion të bashkisë po punon për mbajtjen hapur të rrugës së Qerretit, e cila bllokohet disa herë në ditë si pasojë e erës. 

Nje mjet Bjellorus po punon në hapjen e lagjes Mehaj, një mjet fadromë punon në njësinë administrative Gjegjan.

Bashkia ka siguruar dhe një tjetër mjet që pritet të angazhohet në hapjen e rrugës drejt fshatit Bushat në njësinë administrative Qelëz.

Furnizimi me Ujë dhe energji elektrike vijon normalisht në të gjithë territorin e bashkisë Pukë. Shtabi i Emergjencave pranë bashkisë ka vijuar punen me qëllim kordinimin e situatës së krijuar. 

Në mbledhjen e fundit të shtabit të emergjencave pranë bashkisë është vendosur që këtë të hënë të hapen shkollat në territorin e bashkisë, ndërkohë që do të këtë ngrohje në çdo shkollë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco