FOTO/ Ja kush është biznesmeni i grabitur në Durrës. Emri

FOTO/ Ja kush është biznesmeni i grabitur në Durrës. Emri

23:40, 12/01/2019
A+ Aa A-

Polica e Durrësit ka dhënë detajet e para për grabitjen në familjen e një biznesmeni në Shkozet.

Sipas Policisë Vendore, mësohet se grabitja ka ndodhur në banesën e biznesmenit Elton Kelmendi

Është zbardhur edhe shuma e grabitur, e cila është 10 800 euro.

Mësohet se tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit te dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Po merret në pyetje biznesmeni. Ai kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja”, mësohet nga burimet e Policisë së Durrësit.

Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e  transportit ndërkombëtar.

Informacion paraprak

Më datë 12. 01. 2019, në lagjen Nr. 14  Shkozet, Durrës 3 persona të maskuar dhe  nën kërcënimin e armës  kanë hyrë dhe kanë vjedhur banesën e shtetasit E. K. ku kanë marrë 10 800 €.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco