Grabitja e mjetit në Krujë, zbardhen detajet e para, identifikohet pronari fatkeq. Emri

Grabitja e mjetit në Krujë, zbardhen detajet e para, identifikohet pronari fatkeq. Emri

22:55, 12/01/2019
A+ Aa A-

Pas grabitjes së radhës, sonte në Thumanë të Krujës, zbardhen edhe detajet e para.

Dy persona të armatosur dhe me maska, kanë kërcënuar drejtuesin Admir Kaloshi 33 vjeç nga Kukësi, i cili kishte ndaluar për nevojat e tij personale.

Nën kërcënimin e armëve, ata i kanë rrëmbyer automjetin tip “Benz” me targa AA 046 TA dhe janë larguar.

Kjo është grabitja e dytë që ndodh mbrëmjen e sotme, në harkun e dy orëve, në vend.

Më herët familja e një biznesmeni në Shkozet, u terrorizua dhe u grabit nga persona të maskuar të veshur si policë. Ata arritën të merrnin 10 mijë euro nga banesa.

Informacionet e para nga ngjarja janë kontradiktore dhe nuk dihet nëse grabitja e makinës në Thumanë ka lidhje me ngjarjen në Durrës, nëse janë të njëjtët autorët që mund të kenë grabitur makinën për të humbur gjurmët. Pas denoncimit të pronarit të makinës policia ka ngritur disa postblloqe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco