Zbardhet dinamika/ Si ndodhi dhe kur u konstatua vjedhja e bazës së Pashalimanit

Zbardhet dinamika/ Si ndodhi dhe kur u konstatua vjedhja e bazës së Pashalimanit

22:03, 12/01/2019
A+ Aa A-

Zbardhet kronologjia e vjedhjes së bazës së Pashalimanit mesnatën e së enjtes.

Autorët kanë shkallmuar zgarën metalike të depos duke shkëputur kunjat nga muri për t’u futur brenda duke marrë armatimet. Sipas Report TV, nga këqyrja e vendit te ngjarjes nuk janë gjetur gjurmë të vlefshme që mund të dërgojnë në identifikimin e autorëve. Por në anën e jashtme të gardhit rrethues, poshtë rrugës është gjetur një armë luftarake tip ML model 56 me nr. 1600288, në gjendje të rregullt të padëmtuar dhe disa fishekë që u kanë rënë.

Në shërbim natën që është kryer vjedhja kanë qenë; Ardit Ramaj me detyre oficer informacioni dhe shërbimi, përgjegjës roje rreshter ka qenë Lesko Ramosaço. Ndërsa rojë shërbimi në depon e armatimit ka qenë Anit Nelaj i cili ka dorëzuar shërbimin tek Ervist Memsulla. Gjatë natës roja i shërbimit Ervist Memsulla ka qëndruar në shërbim deri rreth orës 03.30 dhe me pas është larguar dhe kthyer përsëri rreth orës 06.00, ka vazhduar shërbimin e rojës pa ushtruar kontroll në objekt dhe më pas nuk ka pritur rojën marrës të shërbimit, por është larguar nga vendi. Ervist Memsulla ka shpjeguar se rreth orës 03.30 për shkak të motit me shi dhe erë është larguar nga vendi shërbimit dhe ka shkuar rreth 700m larg, duke e braktisur atë dhe ka qëndruar deri rreth orës 06.00 me pas është kthyer, ka qëndruar aty deri rreth orës 08.00 dhe me pas është larguar.

Përgjegjësit nuk kontrolluan bazën ushtarake

Sipas hetimit, Edlir Nelaj me detyre përgjegjës ndërrese shërbimi ka hartuar procesverbalin e marrjes së shërbimit të rojës nga Lesko Ramosaco pa qenë prezent personeli i shërbimit dorëzues, por këtë veprim e ka dokumentuar në kundërshtim me ligjin duke nënshkruar të libri marrjes së shërbimit në emër të personelit të marrjes së shërbimit të rojës.

Po kështu në kundërshtim me rregulloren e brendshme Lesko Ramosaco dhe Edlir Nelaj nuk kanë ushtruar kontroll fizik në objektet përkatëse ku kryhej shërbimi rojës, duke mos ushtruar në këtë mënyrë edhe kontrollin fizik në depon e armatimit ku edhe është konstatuar vjedhja e armatimit dhe municionit luftarak.

Deklaratat e përgjegjësve të turneve

Ardit Ramaj ka shpjeguar se kam qenë në detyrë dhe nuk kam ushtruar kontroll te shërbimi rojës, po kështu edhe Lesko Ramosaco është pyetur nga policia gjyqësore si person nën hetim ka shpjeguar se, gjatë shërbimit ka shkuar rreth për kontroll te shërbimi rojës se depos së armatimit rreth orës 02.45 të datës 10. 01 .2019 dhe pasi ka marrë kontakt me rojën e shërbimit e ka pyetur atë rreth shërbimit dhe nuk ka ushtruar kontroll fizik në objekt dhe më pas është larguar nga ky vend-shërbimi dhe nuk është kthyer më aty për kontroll.

Po kështu nuk rezulton që ai të ketë bërë edhe marrjen dhe dorëzimin e shërbimit të rojës konformë rregullores së brendshme, për rrjedhojë Edlir Nelaj ka hartuar edhe procesverbalin e marrjes së shërbimit pa praninë e tij dhe personit të shërbimit të rojës në këtë repart ushtarak, këtë fakt e ka pranuar edhe Edlir Nelaj kur është pyetur nga policia gjyqësore i cili ka shpjeguar se, dokumenti në fjalë është hartuar dhe nënshkruar prej tij pasi personeli shërbimit të rojës ishte larguar nga vend-shërbimi rojës.

Denoncimi i ngjarjes

Klement Rrapushi me detyrë përgjegjës i bazës materiale në repartin ushtarak të Pashalimanit ka konstatuar vjedhjen e ndodhur në depon e armatimit. Klement Rrapushi ka njoftuar personelin e shërbimit të rojës pranë këtij reparti dhe konkretisht Eduart Dhanon me detyrë shefi logjistikes dhe në vijim ky i fundit ka bërë njoftim në policinë ushtarake Vlorë.

Ndërsa vijojnë hetimet, të arrestuarit Lesko Ramosaçaj, Edlir Nelaj, Ervis Memsulaj dhe Ardit Ramaj do të dalin nesër para gjykatës për masën e sigurisë dhe akuzën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco