Detajet e para,  si ju zu pritë dhe si u lidhën familjarët e biznesmenit në Shkozet

Detajet e para, si ju zu pritë dhe si u lidhën familjarët e biznesmenit në Shkozet

21:36, 12/01/2019
A+ Aa A-

Zbardhen detajet e para për grabitjen e një biznesmeni në shtëpinë e tij në Durrës.

Mësohet se tre persona të paidentifikuar dhe me maska në kokë kanë grabitur një biznesmen në Shkozet të Durrësit, ndërsa nga të dhënat e para thuhet se vlera e grabitur është rreth 10 mijë euro.

Grabitësit nën presionin e armëve mësohet se kanë lidhur familjarët brenda në shtëpi dhe prej aty kanë marrë sasinë e eurove dhe janë larguar. Në ikje e sipër, grabitësit kanë marrë edhe djalin e familjes, por e lanë të lirë disa kilometra më tutje.

“Kanë qenë tre persona të armatosur që i kanë zënë prit te dera e shtëpisë biznesmenit të fushës së transportit  ndërkombëtar. Fillimisht kanë lidhur të zotin e shtëpisë dhe bashkëshorten, ndërsa njëri prej tre grabitësve ka mbajtur nën presion djalin e shtëpisë.

Po merret në pyetje biznesmeni. Ai kishte dalë shëtitje me djalin për një kafe dhe kur është kthyer ka ndodhur ngjarja”, mësohet nga burimet e Policisë së Durrësit.

Menjëherë policia ka ngritur pika kontrolli në të gjithë zonën, por ende nuk dihen personat e kësaj ngjarje të rëndë. Edhe pse të terrorizuar, biznesmeni dhe familjarët e tij janë shoqëruar në polici për të dhënë dëshmi rreth kësaj ngjarje. Emri i biznesmenit nuk behët me dije ndërsa mësohet se aktiviteti i tij ishte kryesisht në fushën e  transportit ndërkombëtar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku12/01/2019 22:41

Pushteti i PS (partia siçiliste). Deri ku do degradojë Shqipëria për ta bindur kët popull që pronari i tepsisë, i timonit, i shtetit, i çmenduri skicofren di vetëm të bëjë show dhe të vjedhë me një grup banditësh që vetquhen "oligarkë". Siçilia po e braktis çdi ditë e më shumë mafjen. Po e marrim ne çdo ditë e më shumë.

Shto koment

Denonco