Zbulohet lista e plotë/ Armë moderne amerikane, ja çfarë u vodh në bazën e Pashalimanit

Zbulohet lista e plotë/ Armë moderne amerikane, ja çfarë u vodh në bazën e Pashalimanit

20:24, 12/01/2019
A+ Aa A-

Zbulohen disa të dhëna nga dosja hetimore për vjedhjen e armëve në bazën e Pashalimanit. Sipas Report TV, mes armatimit të vjedhur është edhe një pushke amerikane me dylbi M4, disa kallashnikovë si dhe një sasi prej 5 mijë fishekësh. Dyshimet e para janë se autorët kishin informacion nga brenda bazës. Të arrestuar deri tani janë 2 roje dhe 2 përgjegjës, të cilët akuzohen se kanë shkelur rregulloren ushtarake.

Të arrestuarit janë, Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Edlir Nelaj 42 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç.

Lista e materialeve të vjedhura na bazën e Pashalimanit

2 arme luftarake automatike model 56 me bajonetë shtize

700 fishekë luftarake 7.62 mm që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54

3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindëshpues djegës

40 granata dore luftarake

40 ndezës për granata dore luftarake

1 krehër hark automatik luftarake

1 pushkë M-4 karabinë luftarake model 14.5 me barel 5x56x45mm

1000 fishekë luftarake model 5.56 mm x 45 mm me maje të rrumbullakët normal

4 krehra rezervë për 30 fishekë luftarake 5.56 mm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Emri12/01/2019 22:44

Arsenal armesh, turp turp turp! Ushtarake te leshit, pabuksa, zagar per 2 lek shesin Atdheun. Perveç burgut i kisha rrahf me shpulla se grushtat jan per burrat.

Shto koment

Denonco