ARRSH: Përdorni zinxhirë, ja akset problematike

ARRSH: Përdorni zinxhirë, ja akset problematike

16:34, 12/01/2019
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë ët ditur gjendjen e akseve kryesore të vendit. Sipas njoftimit të ARRSH, mësohet se gjendja paraqitet më e rënduar në akset rrugor të qarqeve Gjirokastër, Shkodër dhe Tiranë.

Njoftimi i ARRSH

Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir.

Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve.

Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët:

Qafë Mali – Fierzë

Ura e Cerenecit – Steblevë

Qafë Bualli – Krastë

Trebisht – Doganë

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

Kuben – Vasije

Peshkopi – Qafë Draje

Peshkopi – Ushtelencë

Domaj – Draj Rec

Bulqizë – Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

Rruga Lunik – Steblevë

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë.

Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit.

Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco