Ju ka skaduar Karta e Indentitetit? Zyrat e gjendjes civile të hapura edhe ditën e shtunë

Ju ka skaduar Karta e Indentitetit? Zyrat e gjendjes civile të hapura edhe ditën e shtunë

09:49, 12/01/2019
A+ Aa A-

Janë rreth 1.4 milion karta indentiteti që skadojnë brenda viti 2019. Kjo ka bërë që shumë qytetarë veçanërisht ata që që janë kthyer me pushime nga jashtë vendit të dynden në zyrat e gjendjes civile. Me këtë rast drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të aplikimeve për karta ID, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën edhe ditën e shtunë, datë 12 Janar 2019.

“Hapja e zyrave edhe në fundjavë, është një mundësi më shumë për gjithë të punësuarit që nuk e kanë të mundur të kryejnë përtëritjen e dokumentit gjatë javës, për shkak të angazhimit në punë. Ministria e Brendshme fton çdo qytetar të verifikojë skadencën e kartës ID dhe të mos e lërë për ditën e fundit aplikimin!”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco