Bora ‘vret’ tre persona në Shqipëri. Emrat

Bora ‘vret’ tre persona në Shqipëri. Emrat

20:50, 11/01/2019
A+ Aa A-

Tri viktima u regjistruan në Mirditë e Shkodër në ngjarje të lidhura me temperaturat e ulëta dhe motin e keq.

Një punonjës i OST humbi jetën në Mirditë teksa po shkonte të riparonte një defekt elektrik. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së enjtes në fshatin Perlat, një zonë e thellë malore. Gjovalin Qafa, 58 vjeç, nga Laçi mendohet të ketë vdekur si pasojë e një ataku karidak. Policia ka bërë me dije se 58-vjeçari u gjet i vdekur në makinën e tij teksa po udhëtonte drejt zonës malore për të riparuar defektin elektrik.

Dy ngjarje të shkaktuara nga moti i keq u regjistruan brenda pak orëve në Shkodër. Një grua e moshuar humbi jetën në, pasi shtëpia e saj u përfshi nga një zjarr në orët e para të mëngjesit. Viktima është identifikuar si Laje Betja rreth 80 vjeç. E moshuara mësohet se jetonte me të birin në një banesë në rrugën e Koplikëve. Burimet thanë se familja përdorte një ngrohëse me korrent për ti bërë ballë temperaturave të ultë, çka dyshohet edhe shkak për zjarrin. E moshuara për shkak edhe të problemeve me shikimin dyshohet se nuk ka arritur të dalë nga shtëpia dhe ka vdekur nga asfiksia.

Ndërkohë pasditen e së enjtes punonjësi i një karburanti humbi jetën pasi streha e ndërtesës u shemb për pasojë të rëndesës së dëborës. Viktima ishte Tonin Locin, 53 vjeç.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco