Kapen 2 shqiptarë e 5 nigerianë me 11 kg drogë në Itali

Kapen 2 shqiptarë e 5 nigerianë me 11 kg drogë në Itali

18:56, 11/01/2019

Policia italiane në përfundim të një operacioni antidrogë, ka zbardhur sot detajet. Operacioni u zhvillua gjatë natës së shkuar në afërsi të autostacionit Tibus Tiburtina në Romë të Italisë.

Në përfundim të tij, mësohet se 7 persona, 2 shqiptarë e 5 nigerianë janë arrestuar në flagrancë me 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. Dy shqiptarët janë të moshës 23 e 27 vjeç.

Reparti antidrogë i policisë së Romës kishte rënë në gjurmët  e 5 trafikantëve nigerianë që vepronin pranë autostacionit Tibus Tiburtina.

Pas ndjekjes gjatë natës, policia italiane ka ekzekutuar arrestimin e tyre në një apartament në Romë brenda të cilit ndodheshin dy shtetasit shqiptarë.

Në apartament u gjetën 11 kg marijuanë e 6500 euro cash. 7 personat u vunë në pranga e aktualisht ndodhen në burgun Regina Coeli të Romës në dispozicion të autoriteteve gjyqësore italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment