Arrestohen dy të kërkuar për 722 kg kanabis në Pogradec

Arrestohen dy të kërkuar për 722 kg kanabis në Pogradec

17:04, 11/01/2019
A+ Aa A-

Policia e Pogradecit ka prangosur dy persona të shpallur në kërkim. Në pranga përfunduan Nexhip Ibrahimllari, 37 vjeç, banues në Velçan, Maliq si dhe Emanuel Çyçllari, 27 vjeç, banues në Porodinë, Korçë.

Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, e ka dënuar shtetasin Nexhip Ibrahimllari me 12 vjet burg dhe shtetasin Emanuel Çyçllari me 8 vjet burg për veprat penale që lidhen me trafikun e drogës.

Më datë 30 tetor, në fshatin Velçan, Maliq, u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 722.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Gjithashtu, ndaj dy të arrestuar rëndon edhe një akuzë tjetër, ajo e kultivimit të bimëve narkotike pasi më datë 20. 08. 2018, në fshatin Velçan, u godit një grup kriminal në fushën e kultivimit të narkotikëve, të cilëve iu gjetën të kultivuara dhe iu asgjësuan një sasi bimësh të dyshuara Cannabis Sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Hetimi

Në datë 29.10.2015, punonjësit e policisë, në bazë të një informacioni të marrë kanë shkuar në fshatin Velçan, Njësia Administrative Lozhan. Bashkia Maliq, ku në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuar me plasmas.

Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap.

Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen, kurse njëri prej tyre (shtetasi Kristjano Tota) është kapur në flagrancë.

Nga këqyrja e çadrës është konstatuar se brenda në të ndodheshin një sasi e madhe bimësh, të cilat sipas akteve të ekspertimit rezultuan bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe dy armë zjarri ku njëra ishte armë zjarri automatike.

Nga peshimi i gjithë sasisë së lëndës narkotike të gjetur ka rezultuar se ato ishin me një peshë të përgjithshme prej 722(shtatëqind e njëzet e dy) kg dhe 500 (pesëqind) gramë.

Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar. Ndërkohë, 4 persona të tjerë u hetuan në gjendje të lirë, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Të akuzuarit

    Mariglen Zaçellari, 8 vite burg

    Mikel Çyçllari, 7.4 vite burg

    Mirsen Zaçellari, 7.4 vite burg

    Geront Latollari, 4.8 vite burg

    Nexhip Ibrahimllari, 12 vite burg

    Emanuel Çyçllari 8 vite burg

    Kristjano Tota

    Elton Tota

    Gen Tota

    Nikola Blacëri

    Xhuljano Salaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco