FOTO/ Kanabis nga Amerika në Kanada, dënohet 'bossi' shqiptar i trafikut të drogës. Emrat

FOTO/ Kanabis nga Amerika në Kanada, dënohet 'bossi' shqiptar i trafikut të drogës. Emrat

23:04, 10/01/2019

Dënohet me 5 vjet burg i fundit shqiptar, pjesëtari i një rrjeti të trafikut të drogës nga Kanadaja.

Ai është Fabian Mihajn, 38-vjeç, i cili cilësohet si koka e rrjetit të trafikut të drogës së bashku me të dashurën e tij, motrën e saj, një kamionist dhe një tjetër bashkëpunëtor shqiptar.

Mihaj u arrestua në dhjetor të 2016-ës në Kanada, ku qëndroi për 7 muaj në paraburgim. Sa i përket dy motrave shqiptare Jonida dhe Denisa Alicka, ato u liruan nga burgu pasi kryen dënimin me respektivisht 41 dhe 46 muaj. Me paratë  e drogës, motrat jetonin në një mënyrë luksoze, që përfshinte një apartament luksoz, kirurgji plastike e udhëtime të shtrenjta në Miami dhe Los Anxhelos.

Shqiptari tjetër, pronari i një kompanie me kamionë që ndihmonte në trafikimin e drogës nga Detroidi në Kleveland, Rinald Turhani është duke vuajtur dënimin prej 9 vitesh burg. Ndërsa shoferi i kamionit, Leka Konini, është  dënuar me 41 muaj heqje lirie.

Disa vite më parë Mihaj jetonte në Parma të Ohajos ku shoqërohej me njërën nga motrat Alicka, Jonidën, e cila punonte si police rezervë përpara arrestimit në vitin 2016. Ai ishte partner në një kompani transporti me kamionë me shqiptarin Rinald Turhani, që hetuesit dyshojnë se është koka e rrjetit.

Mihaj u arrestua një vit më parë pasi transportonte sasi të mëdha marijuane dhe MDMA mes SHBA-ve dhe Kanadasë për të rimarrë veten ekonomikisht. Sipas mediave të huaja, plani i tij ishte të bënte mjaftueshëm para dhe më pas të zhvendosej në Toronto të Kanadasë me mamanë e fëmijës së tij dhe njerëzit e afërm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco