FOTO/ Studentët e Juridikut ngujohen në Fakultet

FOTO/ Studentët e Juridikut ngujohen në Fakultet

19:37, 10/01/2019
A+ Aa A-

Protesta e studentëve vazhdon. Studentët e Juridikut janë ngujuar brenda godinës së fakultetit të tyre. Ata kanë bllokuar hollin dhe derën e jashtme, ndërsa shprehen të vendosur të qëndrojnë deri të dielën brenda fakultetit, ndërsa pas kësaj ata do të thërrasin një protestë mbarëkombëtare në mbështetje të tyre.

Numri i studentëve të ngujuar sot, është më i madh se dje. Shumë studentë kanë hyrë nga dritarja dhe janë futur brenda. Janë mbyllur me karrige të gjitha dyert e sallave të leksioneve dhe seminareve janë të bllokuara.

Shumë studentët të tjerë të cilat tentojnë të  hyjë nga dritaret për t’iu bashkuar bashkëmoshatarëve, por policia i ka penguar. Numri i tyre që janë ngujuar shkon  në 200.

Forcat e sigurisë nuk i  lejojnë studentët të hyjnë e dhe të dalin nga dritaret.

Sipas studentëve, ky ngujim nuk është një grevë urie. Ata kërkojnë përmbushjen e 8 pikave plus heqjen e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Studentët sqaruan se do të vijojnë qëndresën deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. 

Në thirrjet e tyre, studentët kanë nënvizuar se janë të hapur dhe presin edhe ndihma ushqimore nga qytetarët e ndryshëm.

Ndërkohë, ditën e sotme studentë të fakultetit të Drejtësisë në Tiranë, në bashkëpunim me studentë të fakultetit të grupeve të ndryshme u vendos paraqitja e kërkesave pranë dekanatit.

Kërkesat

1 - shtyrja e sezonit dhe procesit mesimor deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare.

2 - shtyrja e afatit te pagimit te tarifave dhe shtyrja e procedurave per marrjen e bursave deri ne dhenien e nje pergjigje perfundimtare

3 - nisja e nje plan veprimi nga dekanati, per plotesimin e kerkesave qe varen drejtperdrejt nga ai.

4 - mospenalizimi i studenteve apo marrja e masave ndaj tyre, deri ne perfundimin e bojkotit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco