FOTO/ Vritet shqiptari në Australi nga 6 persona

FOTO/ Vritet shqiptari në Australi nga 6 persona

19:15, 10/01/2019
A+ Aa A-

Ka arritur në 6 numri i personave të arrestuar si të përfshirë në vrasjen e një shqiptari në Australi. Urim Gjabri, 46-vjeç, u vra në shtëpinë e tij në Carousel St në Para Vista, pak pas mesnatës të 9 Tetorit të vitit që lamë pas.

Hetimet për vrasjen e tij deri më tani kishin çuar në pranga 5 persona, përfshirë një vajzë, e akuzuar si bashkëpunëtore në vrasje. Ndërsa këtë të enjte, detektivët arrestuan një person të gjashtë.

I arrestuari është një 45-vjeçar nga Adelaide, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Hetimet për vrasjen e shqiptarit vijojnë, megjithatë pas vrasjes së tij dyshohet se fshihen pazaret e drogës.

Autoritetet vendase kërkojnë ndihmën e qytetarëve për të dhënë dëshmi.

Besohet se vrasësit vodhën një sasi të madhe kanabisi nga prona ku jetonte shqiptari.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco