Nesër grevë në Itali, ja çfarë paralajmërohet për vonesat e avionëve edhe në Rinas

Nesër grevë në Itali, ja çfarë paralajmërohet për vonesat e avionëve edhe në Rinas

16:57, 10/01/2019
A+ Aa A-

Një grevë 4-orëshe e Kontrollorëve të Trafikut Ajror në Itali, nesër, ditën e premte, pritet të ndikojë edhe në fluturimet drejt Shqipërisë dhe anasjelltas.

Autoriteti i Aviacionit Civil u bën thirrje pasagjerëve që do të udhëtojnë më 11 janar drejt vendit fqinj dhe anasjelltas, që të marrin parasysh se ditën e premte, unionet e Kontrollorëve të Trafikut Ajror në Itali do të mbajnë një grevë 4-orëshe, nga ora 13:00 deri në 17:00.

Si pasojë e kësaj greve pritet të ketë vonesa dhe anulime fluturimesh në disa aeroporte të Italisë.

Autoriteti i Aviacionit Civil u bën apel pasagjerëve, që kanë rezervuar për të udhëtuar ditën e nesërme, që të kontaktojnë me agjencitë ku kanë marrë biletën dhe kompaninë ajrore, për t’u njohur me statusin e fluturimit, në mënyrë që të evitojnë pritjet e gjata.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco