Babalja arrestohet në Hungari, avokati i tij e mohon

Babalja arrestohet në Hungari, avokati i tij e mohon

16:30, 10/01/2019
A+ Aa A-

Albert Veliu, i njohur me nofkën “Dëshmitari X” në çështjen “Babale”, i cili denoncoi përfshirjen në trafik droge të vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, është arrestuar në Hungari.

Burime nga Prokuroria e Tiranës bëjnë të ditur se janë njoftuar për arrestimin e Albert Veliut nga autoritetet hungareze. Mësohet se Veliu është prangosur në fund të dhjetorit në Hungari teksa ishte arratisur nga kampi i azilantëve në Kosovë.

Menjëherë pas njohjes me urdhrin e arrestit ndërkombëtar nga Hungaria, autoritetet shqiptare i kanë kërkuar atyre ekstradimin e tij drejt Tiranës. Kjo kërkesë ka mbërritur në Hungari në rrugë diplomatike dhe pritet që brenda muajit janar Gjykata atje të vendosë nëse do të ekstradojë apo jo, Albert Veliun.

Albert Veliu është vënë në hetim nga autoritet shqiptare pas publikimit të një përgjimi ku përfshihej vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Agron (Geron) Xhafaj në një aferë trafiku kanabisi nga Vlora drejt Italisë.

Fillimisht kjo dosje u hetua nga Krimet e Rënda ndërsa më pas u transferua te Gjykata e Tiranës.

Ndërkohë, avokati kosovar i Albert Veliut shprehet se klienti i tij ka shkuar në Bruksel. Avokati Tom Gashi sqaron se klienti i tij, që prej 25 dhjetorit të vitit të kaluar, ka shkuar në Bruksel, prej nga ka mbërritur prej Hungarisë. Sipas avokatit, ai i është bashkuar pjesës tjetër të familjes, ndërsa  ka kërkuar azil politik në Bruksel.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco