Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

Pa ngrohje dhe barna, të burgosurit e Fushë Krujës në grevë urie, reagon Avokati i Popullit

Pa ngrohje dhe barna, të burgosurit e Fushë Krujës në grevë urie, reagon Avokati i Popullit

11:03, 10/01/2019
A+ Aa A-

Të burgosurit e Fushë Krujës janë hedhur në grevë urie në shenjë proteste për kushtet e këqiaja të jetesës në burg, mungesën e ngrohjes, të barnave dhe kushteve materiale.

Avokati i Popullit, pas këtij njoftimi, kreu një inspektim në burg që përfundoi më 8 janar, u takua me disa të dënuar si dhe me drejtuesit e IEVP-së dhe Shefin e Policisë.

Pasi është njohur me pretendimet e të dyja palëve, Institucioni i Avokatit të Popullit ka konstatuar problematika të shumta e të mbivendosura të cilat kanë shkaktuar një situatë mosbesimi dhe pakënaqësie të përgjithshme nga të dënuarit dhe të paraburgosurit në këtë institucion.

Ndër to renditen mungesa e ngrohjes edhe pse sistemi i kaldajës ishte funksional, mbipopullimin në nivele tërësisht jo-normale, si dhe përzierjen brenda të njëjtave ambiente të të dënuarve me të paraburgosurit, nivele të pakënaqshme të furnizimit me energji elektrike e ujë, etj.

Ndaj,  Avokati u Popullit ka përpiluar disa rekomandime paraprake për marrjen e masave nga ana e këtij institucioni të vuajtjes së dënimit, të cilat konsistojnë në marrjen e masave të menjëhershme për rregullimin dhe vënien në përdorim të sistemit të ngrohjes për muajt e ftohtë të vitit; për mbipopullimin, ku t'i sigurohet çdo të dënuari shtrat i veçantë dhe një komplet i përshtatshëm fjetjeje dhe standardi që çdo qeli të ofrojë minimalisht 4m2 hapësire jetike për person; për zgjidhjen e mungesës së energjisë elektrike; për furnizimin me ujë të vazhdueshëm; për ndarjen e regjimeve; për furnizimin me detergjent me qëllim higjienizimin e dhomave të banimit, ambienteve të jashtme, kuzhinës dhe magazinës së ushqimeve në mënyrë periodike si dhe për sigurimin e shërbimit të rregullt mjekësor etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco