Dëborë dhe ngrica, disa këshilla për këmbësorët, që të shpëtojnë jetën apo gjymtimin

Dëborë dhe ngrica, disa këshilla për këmbësorët, që të shpëtojnë jetën apo gjymtimin

10:38, 10/01/2019
A+ Aa A-

Shumica e zonave veriore dhe jugore në Shqipëri, qytet dhe fshatrat janë përfshirë nga një mot i ftohtë me reshje dhe temperatura teje të ulta, dëborë dhe ngrica. Kjo ka bërë që rrugët të ngrijnë dhe shumë prej tyre, të mbulohen nga akulli duke u shndërruar në një rrezik të madh për shëndetin fizik. Përveç këshillave për automjetet, specialistët në këtë kohë japin edhe disa rekomandime për këmbësorët të cilat mund tu shpëtojnë jetën, duke pasur parasysh se ¼ e viktimave në rrugë në këtë periudhë janë këmbësorë.

Specialistët e sigurisë këshillojnë, që në këtë periudhë të ecni gjithmonë në trotuare kur është e mundshme. Por nëse jo, duhet me patjetër të përdorni krahun e majtë të të ecurit duke ndjekur automjetet, që u vijnë në anën e kundërt. Është një rregull i përhershëm, por pikërisht në këtë periudhë mos guxoni që të mos respektoni semaforin jeshile të këmbësorëve. Nëse rrëzohesh si pasojë e akullit në mes të rrugës kur leja është për automjetet, atëherë jeta juaj është shumë më në rrezik, se në stinë të tjera.

Gjithashtu në këtë kohë duhet të shmangni qarkullimin me çanta apo mjetet të tjera të rënda, të cilat e prishin drejtpeshimin tuaj. Një nga porositë e tjera decizive është edhe ajo, që asnjëherë të mos ecni nëpër rrugë të ngrira me duart në xhepa. Nëse rrëshqisni dhe duart i keni në xhepa, nuk ke mundësinë që të amortizosh një rrëshqitje të mundshme pasi duart i keni të bllokuara e nuk mund të mbështetesh në to. Në këtë mënyrë rrezikon që në një rast rrëshqitje të përplasesh me kokë në tokë, duke e bërë rënien shumë të rrezikshme për jetën.

Gjithashtu për këmbësorët këshillohet, që të veshin këpucë të përshtatshme anti- rrëshqitje dhe të ecin mjaft ngadalë duke vështruar ku shkelin.

Të gjithë ata që ecin në këmbë në këtë periudhë të vitit kur rrugët kanë zënë akull, duhet të kenë kujdes që ecja e tyre të bëhet me hapa të vegjël e përthyerja e këmbëve si pinguni, pasi kjo të ndihmon shumë për të  ruajtur balancën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco