I akuzuar për plagosje me armë, ndalohet 18 vjeçari në Vlorë

I akuzuar për plagosje me armë, ndalohet 18 vjeçari në Vlorë

10:14, 10/01/2019
A+ Aa A-

Ka rënë në prangat e policisë një person i shpallur në kërkim.

Policia e Vlorës  ka bërë ndalimin e shtetasit në kërkim, E. B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij për arsye se Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin nr.321, datë 17.11.2018, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për nenet 88/1 dhe 278/1 të Kodit Penal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco