Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO/ Dalin pamjet, si u realizua grabitja e argjendarisë në Tiranë

VIDEO/ Dalin pamjet, si u realizua grabitja e argjendarisë në Tiranë

22:18, 09/01/2019
A+ Aa A-

Grabitja e të paktën 200 mijë eurove sendeve me vlerë në një qendër tregtare përgjatë autostradës Durrës-Tiranë, dyshohet se është bërë nga një grup prej tre personash, të cilët kanë vepruar edhe më herët në Tiranë.

Ngjarja e regjistruar në datën 1 janar të këtij viti në biznesin e argjendarisë është e fundit pas një serie goditjesh kryesisht të bizneseve, ndërsa në një tjetër rast ata vjedhin dhe një argjendari në rrugën e Durrësit.

Pamjet e siguruara nga A2 tregojnë se si grabitësit afrohen me një makinë tip golf 6 në një argjendari në hyrje të rrugës së Durrësit në datën 24-dhjetor. Këtu ata arrijnë të hapin qepenin e biznesit ndërsa brenda pak minutave marrin të gjitha sendet me vlerë.

Në një tjetër rast në nëntor po i njëjti grup i dyshuar arrin të futet në një supermarket në zonën e Laprakës. Këtu ata marrin kasafortën e biznesit. Edhe për këtë rast asnjë të ndaluar, ndërsa ajo që i bashkon grupin e grabitësve është orari që ata përzgjedhin për goditjet e tyre.

Në të gjitha rastet ajo që hetuesit kanë vënë re është se gjithnjë përzgjidhet ora 3:40 e mëngjesit. Ndoshta një rastësi por në të gjitha rastet ka rezultuar e suksesshme për supergrabitësit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco