Shqipëria e bllokuar nga bora/ Ja zonat ku nuk mund të shkoni

Shqipëria e bllokuar nga bora/ Ja zonat ku nuk mund të shkoni

18:51, 09/01/2019
A+ Aa A-

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi për mediat dhënë informacione për gjendjen e akseve nga veri në jug, ndërsa ri përsërit apelin ndaj drejtueseve të mjeteve të respektojnë udhëzimet përkatëse.

‘Qafë Thanë-Kapshticë dhe Qafë Qarri-Ersekë qarkullimi behët me zinxhir. Tepelenë-Kakavijë kanë filluar reshjet e shiut, qarkullimi është i mundur pa zinxhir, por duhet të bëhet me kujdes.

Në Pukë Fushë Arëz Qafë Mali, Hani i Hotit Tamarë, Dedaj-Razëm, Qafë Laç-Koman, Qafë Mali- Fierzë, Kuben- Vasije qarkullimi bëhet me zinxhir.

Segmenti Fierzë-Ura e Bujanit-Qafë Morinë, i qarkullueshëm me zinxhir. Aksi Kukës-Ura e Zapodit, Kukës-Bushtricë, i qarkullueshëm me zinxhir.

Segmenti Kukës Krumë, Krumë Qafë Prushi, Plepa-Kam të qarkullueshëm me zinxhir.

Rekomandojmë drejtuesit e mjeteve të vendosin zinxhir në segmentet rrugore, për të cilat ju kemi lajmëruar, të respektojnë sinjalistikën, të ulin shpejtësinë, të tregohen të kujdesshëm sidomos gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit dhe të ndjekin udhëzimet e Patrullës Rrugore’, njofton ARRSH

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco