Polici presion brenda Fakultetit, filmon studentët në mënyrë të paligjshme

Polici presion brenda Fakultetit, filmon studentët në mënyrë të paligjshme

16:55, 09/01/2019

Një prani mjaft e madhe e punonjësve të policisë janë parë dy ditët e fundit në mjediset e fakulteteve, gjë e cila përbën shkelje të ligjit. Rasti më i fundit është denoncuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, ku një polic, është filmuar duke ushtruar dhunë përmes kësaj forme të komunikimit joverbal, në këtë rast filmimit.

M e këtë rast, Polici ka shkelur me të dyja këmbët ligjin nr. 80 për Arsimin e Lartë ku thuhet:

“Ndërhyrja e organeve të rendit publik në mjediset akademike bëhet me kërkesën ose lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë.

Vetëm në rastet e kryerjes së një vepre penale flagrante, në rastet e fatkeqësive natyrore dhe gjendjes së jashtëzakonshme, organet e rendit publik kanë të drejtë të ndërhyjnë edhe pa lejen e titullarit të institucionit të arsimit të lartë”.

Kur policia shkel hapur dhe qëllimisht ligjin dhe prish rendin publik, u mbetet studentëve t’i rivendosin ato duke përzënë policët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Bilbil Hoxha09/01/2019 17:26

Policia qe nuk duam. Keshtu eshte kur kerkon te instalohet dhuna. Po nuk do ia arrini ti mposhtni studentet. Ti polic i gjore nuk ke shkollimin e tyre. Ata siper teje te perdorin. Turp. Turp. Turp

Shto koment