Bora, ngrica dhe acari, pezullohet mësimi në 280 shkolla

Bora, ngrica dhe acari, pezullohet mësimi në 280 shkolla

15:36, 09/01/2019
A+ Aa A-

Moti me reshje dhe temperaturat e ulëta kanë bërë që në disa zona të vendit të pezullohet procesi mësimor.

Lajmi është konfirmuar nga vetë Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve, e cila përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat shprehet se në total janë 280 shkolla në vend, të cilat nuk kanë filluar procesin e mësimit.

 “Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë nisur nga situata atmosferike në vendin tonë për datën 9 janar 2019, bën me dije se disa Drejtori Arsimore Rajonale kanë marrë vendimin për pezullimin e mësimit në disa shkolla.

Sipas raportimeve në Ministrinë e Arsimit, për funksionimin e institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar, është pezulluar mësimi për sot në 5 drejtori dhe zyra arsimore si: Gjirokastër, Librazhd, Pukë, Tepelenë dhe Përmet. Ndërkohë që edhe në disa zyra të tjera arsimore ku disa shkolla ndodhen në zona malore, mësimi nuk është zhvilluar.

Në total janë rreth 280 shkolla kryesore dhe vartëse që nuk kanë nisur procesin mësimor për shkak të kushteve të motit, thuhet ne njoftim.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco