Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Dëbora bllokon pjesën më të madhe të vendit, ja qarqet më problematike

Dëbora bllokon pjesën më të madhe të vendit, ja qarqet më problematike

15:15, 09/01/2019
A+ Aa A-

Dëbora e rënë mbrëmjen e kaluar dhe sot ka bllokuar pjesën më të madhe të vendit, duke përfshirë edhe zonat e ulëta.

Dëbora ka mbuluar Gjirokastrën, Korçën, Elbasanin, Dibren, Shkodren si dhe qytete të tjera të vendit. Në Gjirokastër, Pukë dhe Fushë Arrëz është pezulluar mësimi për ditën e sotme në të gjitha shkollat.

Edhe në Shkoder dhe Lezhë është pezulluar mësimi në disa shkolla si pasojë e reshjeve të borës dhe vështirësimit në qarkullim.

Në Gjirokastër dhe rrethinat reshjet e borës që nisën mesnatën e mbrëmshme kanë qenë intensive duke vështirësuar qarkullimin në qytet dhe në akset nacionale. Rreth orës 3 të mëngjesit aksi drejt Kakavijës përshkohej me vështirësi dhe pati shumë bllokime dhe rrëshqitje të mjeteve në rrugë. Aktualisht akset kombëtare nuk janë të kalueshme për mjete të vogla, por vetëm me goma dimërore dhe me zinxhirë. Edhe në rrugën e për në qafën e Muzinës drejt Sarandës duhen përdorur zinxhirë. Të bllokuara janë zonat e Zagorisë e Pogonit, disa fshatra në Cepo dhe komuna Kurvelesh në Tepelenë ku trashësia e bores shkon në 40- 50 cm.

Bllokime ka patur gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit edhe në aksin Tepelenë – Gjirokastër.

Sakaq, e njëjta situatë paraqitet edhe në Korçë.

Akset si Korçë-Voskopojë, Korçë-Dardhë, Korçë-Pustec dhe Qafë e Qarrit janë të kalueshme vetëm me zinxhirë. Ndërkohë rruga nacionale është e kalueshme por në disa segmente lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë. Fshatrat në zonën e Mokrës, Kolonjë, në Maliq reshjet e borës janë më të dendura dhe më të rrezikuara për t’u izoluar.

Po ashtu mësohet se shkollat vijojnë me orë të reduktuara, ndërkohë që sot mësimi ka nisur në orën 9, situatë që parashikohet të vijohet deri në fundjavë. Ndërsa shkolla e Sheqerasit apo Ormanit, mësimi është pezulluar për shkak të motit dhe reshjeve të dendura të borës.

 

Në qarkun e Elbasanit vështirësi paraqitet në aksin Përrenjas-Qafë Thanë, ku këshillohet vendosja e zinxhirëve. Për shkak të bllokimit të disa rrugëve, mësohet se mësimi është pezulluar në 7 shkolla të zonave të thella (Qafë, Guri I zi, Sericë, Qarret, Labinot Katund, Mollagjesh, Shilbater)

Rreshje të dendura dëbore në gjithe teritorin e Dibrës.

Trashësia e dëbores arin ne 35-40 cm në disa zona si Selishte, Lura, Sllova,Kala e Dodës dhe në disa fshatra të Melanit.

Akset nacionale,Peshkopi-Tiranë,Peshkopi -Kukës dhe Ura e Çerenecit Librazhd janë të kalueshme me zinxhirë. Ndërkohë, rrugët rurale që lidhin Peshkopinë me njësite administrative janë pjesërisht funksionale. Ndërkohë, Lura Selishta dhe një pjese e madhe e fshatrave të Melanit janë të bllokuara. Po ashtu mësohet se si pasojë ereshjeve të borës nuk është zhvilluar mësim në shkollën 9-vjeçare të Bellovës. Në këtë shkollë të bashkuar mësojnë rreth 120 nxënës të 4 fshatrave Bellovë, Rabdisht, Zagrad dhe Cerjan.
Rreth 115 familje në Ternovën e Madhe dhe në Ternovën e vogël, prej 8 ditesh janë të bllokuar.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco