Porti i Vlorës, thirrje tregtarëve: Pajisuni me fletëhyrje të reja

Porti i Vlorës, thirrje tregtarëve: Pajisuni me fletëhyrje të reja

13:56, 09/01/2019
A+ Aa A-

 “Porti Detar”i Vlorës i ka bërë thirrje, tregtarëve , se duhet të pajien me fletëhyrje të reja për vitin 2019.

“Brenda datës 20 janar 2019, duhet  të sillni pranë zyrës së Sigurisë të “Portit Detar” Vlorë sh.a. dokumentacionin e mëposhtëm”, njoftoi Porti.

Për leje personale:

• Një foto në CD;
• Kopje e dokumentit të identifikimit;
• Vërtetim i leshuar nga firma , ku të specifikohet që ju jeni punësuar, shoqëruar me ekstrakt nga QKR , vërtetim nga tatimet , vërtetim i pagimit të taksave nga Bashkia për subjektin;

Për leje automjeti:

• Kopje të lejes së drejtimit (patentës), (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
• Kopje e lejes së qarkullimit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
• Kopje e dokumentit të kontrollit teknik (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti);
• Për auto taxi, fotokopje e liçencës shoqëruar me fotokopje të sigurimeve shoqërore dhe detyrimeve vendore bashkiake.
• Kopje e lejes së transportit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti, kamionë, autotren, gjysmërimorkiator, autobus);
• Kopje e çertifikatës së transportit (vetëm në rastet kur aplikohet për leje automjeti, kamionë, autotren, gjysmërimorkiator, autobus).

Për informacione të detajuara kontaktoni në nr. Tel. 033409700
Në faqen zyrtare: ëëë.portivlore.com dhe facebook: Porti Detar Vlore sh.a.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco