U kap me 4 kg heroinë në portin e Durrësit, lihet në burg 29 vjeçari

U kap me 4 kg heroinë në portin e Durrësit, lihet në burg 29 vjeçari

11:28, 09/01/2019
A+ Aa A-

Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë arrest me burg pa afat për Bledar Shqarthi, i cili pak ditë më parë u kap në portin e Durrësit me 4 kg heroinë.

Shqarthi nuk pranoi të flasë në gjykatë duke thënë se shpjegimet do ti japë në një moment tq dytë.

Prokuroria vijon hetimet për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Bledar Shqarthi, 29-vjecari që u arrestua mbrëmjen e 6 janarit 2019 pas sekuestrimit të drogës në kamionin që ai drejtonte. 

Sipas hetuesve, lënda narkotike qe kishte destinacion Italinë në tregun e lirë kushtonte 80 mijë euro. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco