Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Publikimi i filmimeve me gjyqtarin në Fier, Prokuroria nis hetimet

Publikimi i filmimeve me gjyqtarin në Fier, Prokuroria nis hetimet

10:26, 09/01/2019
A+ Aa A-

Pas publikimit të pamjeve filmike mbi sjelljen një gjyqtari në Fier kanë nisur hetimet per këtë çeshtje.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, duke u nisur nga pamjet filmike të transmetuara në datën 08.01.2019 në emisionin “Stop” të televizionit “Klan”, kryesisht, ka rregjistruar proçedim penal për veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarë të tjerë të drejtësisë”, të parashikuara nga nenet 245/1 dhe 319/ç të Kodit Penal, thuhet në njoftimin që vjen nga Prokuroira.

Në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Shtetit janë duke u kryer veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim hetimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe të përgjegjësisë penale të personave të përfshirë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Pse09/01/2019 12:49

Po keto emisionet investigative me duket se jane per vehte gjobevenes dhe hajdute, Pse kaq vone kjo vidio kur ky rregjistrim eshte bere qe ne vere-vjeshte???? kete te shohi prokuroria

Shto koment

Denonco