Dëbora zbardh Gjirokastren dhe Korçën, rrugët me probleme

Dëbora zbardh Gjirokastren dhe Korçën, rrugët me probleme

08:58, 09/01/2019
A+ Aa A-

Gjirokastra është zgjuar  e zbardhur nga dëbora. Trashësia e borës ka arritur rreth 2 cm në qytet, ndërsa reshjet e borës vazhdojnë ende.

Raportohet se akset nacionale Gjirokastër-Kakavijë të bllokuara dhe asnjë borepastruese nuk ndodhet në  terren.

Reshjet e borës kanë përfshirë edhe qarkun e Korçës. Të gjitha akset janë të kalueshme vetëm me zinxhirë . Reshjet kanë arritur trashësine 10 cm, ndërsa zonat malore 20 -25 cm.

Akset janë të kalueshme me vështirësi dhe zinxhirë për shkak të temperaturave tepër të ulëta dhe akullit në rrugë.

Në Lushnje temperaturat janë regjistruar mbi 2 Gradë Celsius gjatë natës, nuk ka ngrica dhe probleme në rrugë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco